Lazio mposhtet nga Galatasaray shkaku i gabimit të Strakoshës

Lazio mposhtet nga Galatasaray shkaku i gabimit të Strakoshës

Sport September 16, 2021 - 20:42
Lajmet e fundit nga sporti

Lazio ka pësuar humbje në ndeshjen e parë për këtë sezon në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri pësoi humbje në udhëtim te Galatasaray, në ndeshjen e raundit të parë në Grupin E.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Turk Telekom” ka përfunduar me rezultatin 1-0.

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, ishte ai që bëri një gabim të tmerrshëm dhe me një autogol ia dhuroi fitoren skuadrës turke në minutën e 67-të.

Te Lazio titullar sonte ishte edhe Elseid Hysaj, teksa Vedat Muriqi hyri si zëvendësues në minutën e 56-të.

Galatasaray është lider në grup me tre pikë, teksa Lazio është e fundit (e katërta) me zero pikë. /Zeri.info