Roma e nis me fitore bindëse në Ligën e Konferencës

Roma e nis me fitore bindëse në Ligën e Konferencës

Sport September 16, 2021 - 22:54
Lajmet e fundit nga sporti

Roma e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Konferencës, shkruan Zeri.info.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho shënoi sonte fitore bindës ndaj CSKA Sofias. Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 5-1.

Lorenzo Pellegrini shkëlqeu me dy gola në fitoren e romakëve, teksa nga një e shënuan edhe Stephan El Shaarawy, Gianluca Mancini e Tammy Abraham.

Golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Graham Carey. Skuadra bullgare luajti me një lojtar më pak nga minuta e 80-të, kur nga loja u përjashtua Yanic Wildschut.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u aktivizua edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 76-të.

Ndryshe, Roma tani me tri pikë është lider në Grupin C, kurse CSKA Sofia renditet e fundit me zero pikë. /Zeri.info