Skuadra që sonte turpëroi Romën në Ligën e Konferencës, ishte mposhtur nga FC Prishtina në “Fadil Vokrri”
Bodo/Glimt ka shkaktuar një befasi të dorës së parë në Ligën e Konferencës, shkruan Zeri.info.
Skuadra norvegjeze ka deklasuar Romën, në ndeshjen e raundit të tretë në kuadër të Grupit C.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Aspmyra” përfundoi me rezultatin 6-1.
LEXO TË PLOTË: Befasi e dorës së parë, Bodo/Glimt e deklason Romën
Për ndjekësit e futbollit të Kosovës, Bodo/Glimt nuk është skuadër e panjohur. FC Prishtina ishte takuar dy herë me këtë skuadër në verën e këtij viti, në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës.
Kampionia në fuqi e Kosovës kishte shënuar fitore në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri” më 5 gusht, me rezultatin 2-1.
Megjithatë, Prishtina kishte pësuar humbje në ndeshjen e kthimit (12 gusht), me rezultatin 2-0.
Kësisoj, skuadra norvegjeze kaloi tutje dhe pastaj siguroi pjesëmarrjen në grupe të Ligës së Konferencës, ku në Grupin C është bashkë me Romën, CSKA Sofian dhe Zorya Luhansk. /Zeri.info