Chelsea luan baras me Zenitin, kualifikohet tutje nga pozita e dytë

Chelsea luan baras me Zenitin, kualifikohet tutje nga pozita e dytë

Sport December 08, 2021 - 20:55
Lajmet e fundit nga sporti

Chelsea e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e raundit të gjashtë dhe të fundit në Grupin H, Chelsea barazoi në udhëtim te Zeniti, 3-3.

Claudinho, Sardar Azmoun dhe Magomed Ozdeov shënuan për vendasit, kurse Timo Werner (dy gola) dhe Romelu Lukaku për mysafirët.

Chelsea me këtë barazim ka humbur pozitën e parë dhe në 1/8 e finales kalon nga pozita e dytë, me 13 pikë.

Kurse, Zeniti garat do t'i vazhdojë në Ligën e Evropës, pasi përfundoi në pozitën e tretë me 5 pikë. /Zeri.info