Vdes në moshën 77-vjeçare ish-futbollisti, Ramazan Rragami

Vdes në moshën 77-vjeçare ish-futbollisti, Ramazan Rragami

Sport January 15, 2022 - 16:15

Një ditë e trishtë për futbollin shqiptar. Legjenda Ramazan Rragami është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare.

Ai kishte kohe qe vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i mori edhe jetën në moshën 77- vjeçare duke lënë pas një hidhërim të thellë jo vetëm tek familja e tij, por edhe tek i gjithë komuniteti i futbollit shkodran dhe shqiptar.

Ramazan Rragami ka lindur në Shkodër më 3 prill 1944 dhe që prej moshës 12-13 vjeçare dhe para 2-3 vitesh ka qenë gjithnjë protagonist tek futbolli, pra për një periudhë 60 vjeçare, pa asnjë shkëputje për asnjë moment.