Futbollisti i njohur mbyll bashkëpunimin me KF Ulpianën

Futbollisti i njohur mbyll bashkëpunimin me KF Ulpianën

Sport January 15, 2022 - 18:08
Lajmet e Fundit nga Sporti

Portieri i njohur, Armend Blakçori ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e KF Uplianës, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare “Facebook”.

Blakçori konfirmon se bashkëpunimi është mbyll me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i plotë nga Armendi:

Përshëndetje,

Ju njoftoj se kam mbyllur bashkëpunimin me marëveshje të dyanshme me klubin KF Ulpiana dhe më nuk do të jem pjesë e klubit KF Ulpiana.

Ishte nder dhe kënaqësi që isha pjesë e klubit.

Falënderoj të gjithë ata me të cilët bashkëpunuam duke filluar prej; presidentit Abedin Salihu ,trajnerëve , bashkëlojtarëve dhe në veqanti sekretarin e klubit Yll Jashari i cili ka qenë gjithmonë korrekt ndaj meje.

Gjithmonë jam munduar të jap maksimumin për klubin dhe jam i lumtur që isha pjesë e klubit, ku shkruam histori duke e rikthyer në superlige KF Ulpianën pas 10 vite .

Në fund klubit KF Ulpiana i dëshiroj suksese në vazhdim të kampionatit dhe i uroj cdo të mirë. /Zeri.info