Historike: Kosova në finale të Kampionatit Ballkanit në Beach Volley për herë të parë
Sport
June 26, 2022 - 12:38
Lajmet e Fundit nga Sporti
Ekipi Kombëtar i Kosovës, i përbërë nga dyshja Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani dhe e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, ka arritur të sigurojë finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, që po mbahet në Balikesir të Turqisë.
Dyshja kosovare ishte në formë absolutisht brilante, derisa triumfoi me rezultat 2-0 (21-16, 21-15) në sete, kundër Turqisë 2.
Në finalen e madhe, vashat kosovare do të ndeshen me dyshen tjetër turke Gokalp/Merve, të dielën me fillim nga ora 14:00.
Përndryshe, Kosova tashmë ka regjistruar arritje historike pasi ka siguruar finalen e parë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për seniorë. /Zeri.info