Ish-lojtari i Shqipërisë, Ledian Memushaj nis karrierën si trajner

Ish-lojtari i Shqipërisë, Ledian Memushaj nis karrierën si trajner

Sport June 26, 2022 - 15:31
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj do të nis një aventurë të re.

Lojtari që luajti për një kohë të gjatë në futbollin italian, do të vazhdojë tashmë rrugën e tij me futbollin nga posti i trajnerit.

Presidenti i klubit të Pescara, Daniele Sebastiani ka njoftuar për pozitën e re të Memushajt.

Memushaj do të marrë drejtimin e të rinjve të Pescara.

Synimi i tij është që me një sukses potencial me këtë gjeneratë, të marr pozitë edhe më të rëndësishme, pse jo edhe në ndonjë skuadër tjetër.