Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Sport April 28, 2024 - 00:16

Armend Xhoxhaj është rikthyer në ring, në një natë fantastike boksi në ‘Kia Metropol Arena’ në Nurenberg, ku boksoi përballë boksierit turk Huseyin Cinkara.

Megjithatë meçi që ishte paraparë të zgjaste 12 raunde, nuk zgjati më shumë se dy raunde me turko-gjermanin Cinkara që fitoi këtë duel.

Cinkara ishte shumë më i përgatitur dhe qysh në raundin e parë tregoi se ishte më dominant përballë Xhoxhajt me disa grushte të njëpasnjëshme.

E raundi i dytë sihte vendimtar, kur Cinkara e rrëzoi në tokë Xhoxhajn, por boksieri nga Kosova u ngrit për ta vazhduar luftën.

Turko-gjermani vazhdoi dominimin, por ishte trajneri i Xhoxhajt, Jurgen Brahmer që reagoi shpejtë duke hedhur peshqirin për ta dorëzuar luftën.

Pas kësaj fitore, Cinkara do të luftojë për titullin e kampionit botëror të IBF-së.