Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në futsall Getart Hyseni pensionohet nga loja aktive

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në futsall Getart Hyseni pensionohet nga loja aktive

Sport August 08, 2022 - 08:51

Përfaqësuesi i Kosovës në futsall Getart Hyseni ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar.

Ai më tej njoftoi se për ta marrë këtë vendim e ka shtyrë një lëndim serioz, që e pësoi sezonin e kaluar, raporton Zeri.info.

Kujtojmë se Hyseni ka luajtur për klube si FC Prishtina, FC Prishtina 01, Besa e Pejës, FC Dreni FC Graniti, FC Prishtina 038.

“Miq të dashur, kohëve të fundit unë vazhdimisht kisha probleme me lëndime, por vullneti dhe dëshira motivi më shtynin të mos mendoja largimin. Një lëndim i rëndë ishte ai moment i cili më ndryshoi motivet dhe arsyet me dërguan drejt një vendimi që të largohem si lojtar aktiv nga futsalli”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Zëri