Interi fiton ndaj Barcelonës, vendos goli i Çalhanoglut

Interi fiton ndaj Barcelonës, vendos goli i Çalhanoglut

Sport October 04, 2022 - 23:01
Lajmet e Fundit nga Sporti

Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën.

“Nerazzurët” triumfuan 1:0 ndaj katalunasve në stadiumin “Giueseppe Meazza” në qytetin e modës.

“Heroi” i zikaltërve ishte mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu që shënoi supergol nga distanca në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Barcelona ishte dominuese thuajse në tërë takimin, duke krijuar shumë raste, por pa arritur cakun.

Të besuarit e Xavi Hernandez në fakt realizuan një herë me anë të Pedrit, por goli i tij u anulua pas rishikimit me VAR, për faktin se paraprakisht Ansu Fati kishte prekur topin me dorë.

Me këto tri pikë, Interi ngritet në vendin e dytë në grup me gjashtë pikë, duke lënë Barcelonën një pozitë më poshtë me vetëm tri pikë.

Lider i grupit është Bayern Munich që ka nëntë pikë. Plzen përmbyll grupin pa asnjë pikë.