Trajneri i Al-Nassrit Garcia fajëson Ronaldon për humbjen ndaj Al-Ittihadit

Trajneri i Al-Nassrit Garcia fajëson Ronaldon për humbjen ndaj Al-Ittihadit

Sport January 27, 2023 - 10:05
Lajmet e fundit nga Sporti

Rudi Garcia mendon se humbja e Cristiano Ronaldos në pjesën e parë ishte pika e kthesës në humbjen ndaj Al-Ittihadit në Superkupën e Arabisë Saudite.

Ronaldo duroi një natë frustruese pasi Al-Nassri u rrëzua nga Superkupa e Arabisë Saudite pas një humbjeje 3-1 ndaj Al-Ittihadit.

Sulmuesi portugez ishte në pjesën e parë, por nuk arriti të gjente rrjetën pasi Romarinho kishte kaluar Al-Ittihad në epërsi brenda 15 minutave.

Garcia mendon se rezultati mund të kishte qenë ndryshe, teksa fajëson Ronaldo për mundësinë e humbur.

“Një nga gjërat që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes ishte mundësia e humbur e Cristiano Ronaldos në pjesën e parë”, u tha trajneri francez gazetarëve pas ndeshjes.

Ronaldo do të shpresojë të shënojë golin e tij të parë për Al-Nassrin të premten e ardhshme, kur ata do të përballen me Al-Fatehin në Ligën Pro Saudite. /Zeri.info