
Bayerni dhe Frankfurti ndajnë pikët
Bayern Munich vazhdon me serinë negative në vitin 2023.
‘Bavarezët’ u ndan baras 1:1 me Eintracht Frankfurt.
Ndeshje më të mirë zhvilluan Bayerni, por nuk administruan siç duhet lojën.
Ishin të parët që kaluan në epërsi ndaj Frankfurtit.
Në minutën e 34’ Leroy Sane shënoi, pas asistimit nga Thomas Muller.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të vendasve.
Edhe në pjesën e dytë më të mirë ishin Bayerni, por mysafirët arritën të barazojnë shifrat.
Po rridhte minuta e 69’ kur Randal Kolo Muani shënoi dhe çoi rezultatin në 1:1.
Ky ishte barazimi i tretë në tri ndeshje sa ka zhvillua Bayern Munich në vitin 2023 në Bundesliga.
Kurse, për Frankfurt ishte barazimi i dytë, teksa kanë edhe një fitore në pjesën e dytë të sezonit.
Pas këtij barazimi Bayerni qëndron në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Union Berlin.
Ndërsa Frankfurt pozicionohen në vendin e pestë me 32 pikë gjithsej.