
Vdes ish-futbollisti Sadik Rrahmani
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur ish-futbollisti Sadik Rrahmani.
FFK-ja u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqëve, por edhe komunitetit të futbollit për këtë humbje, raporton Zeri.info.
Sipas njoftimit thuhet se Rrahmani u shqua për talentin dhe lojën e tij të jashtëzakonshme në fanellën e Trepçës dhe Prishtinës, por edhe te disa klube të tjera.
“Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit në përgjithësi.
Vepra dhe kontributi i tij do të kujtohen gjithmonë dhe do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e reja.
Sadiku ishte njeri i urtë, punëtor i palodhshëm dhe personalitet me vlera të mëdha humane, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegramin e FFK-së. /Zëri