Publikohet renditja e re e UEFA-s për klube

Publikohet renditja e re e UEFA-s për klube

Sport June 11, 2023 - 17:00
Lajmet e fundit nga Sporti

Me finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën në Stamboll ku u ballafaquan Manchester City dhe Interi nga ku skuadra angleze u kurorëzua me titullin e kampionit të Evropës, është mbyllur edhe zyrtarisht edicioni garues 2022/23.

Menjëherë pas kësaj, shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka publikuar renditjen e re për klube në bazë të koeficienteve të tyre.

Kështu Manchester City ngjitet në pozitën e parë, i ndjekur nga Bayerni dhe Chelsea, kurse top pesëshja mbyllet me Liverpoolin dhe Real Madridin.

Interi, që humbi me rezultat 1-0 në finale, renditet në pozitën e 11-të, ndërsa brenda top-10-shes janë edhe PSG, Manchester United, Roma, Juventusi dhe Barcelona.

Image