Mbappe e tregon ëndrrën e tij në futboll

Mbappe e tregon ëndrrën e tij në futboll

Sport March 24, 2024 - 14:02
Lajmet e Fundit nga Sporti

Gjatë kësaj vere, përpos Kampionatit Evropian, do të zhvillohen edhe Lojërat Olimpike në Paris.

Në lidhje me këtë, futbollisti Kylian Mbappe ka thënë se ëndërron të luajë në Olimpiadë këtë verë.

“Kam dashur gjithmonë të luajë në Olimpiadë dhe dëshira ime nuk ka ndryshuar. Nëse do të luajë në Olimpiadë do të ishte ëndërr, por nëse nuk më lejohet, atëherë do të bëj siç më thonë. Vendimin e merr vetëm një person dhe ende nuk më është thënë po ose jo”, ka deklaruar Mbappe.

Sulmuesi mund ta përfaqësojë Francën që udhëhiqet nga Thierry Henry.

Ndeshja për medalje të artë në Lojërat Olimpike në Paris do të luhet më 9 gusht.

Rregullorja për ekipin e meshkujve në Olimpiadë thotë se lojtarët duhet të jenë nën moshën 23-vjeçare, apo të lindur më 1 janar 2001 e më vonë.

Megjithatë, lejohen tre futbollistë të moshës madhore.