Feronikeli ‘74 merr tri pikë të rëndësishme ndaj Malishevës, fiton edhe Liria
Sport
April 27, 2024 - 17:01
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës të vlefshme për xhiron e 31-të.
Liria ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Fushë Kosova. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Kjo ndeshje u zhvillua vetëm për statistika, pasi që të dyja tashmë mund të thuhet se kanë rënë nga elita e futbollit.
Në anën tjetër, edhe Feronikeli ‘74 ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Malishevës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” përfundoi me rezultat 2-1.
Kësisoj, “Nikli” renditet në vendin e tetë me 34 pikë kurse Malisheva mbetet në vendin e katërt me 52 sosh. /Zëri