Publikohen pamjet e tmerrshme në Rally të Hungarisë, ku katër persona kanë humbur jetën e shtatë u lënduan

Publikohen pamjet e tmerrshme në Rally të Hungarisë, ku katër persona kanë humbur jetën e shtatë u lënduan

Sport March 24, 2024 - 17:46

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një aksident në Rally të Hungarisë “Esztergom-Nyerges”.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit, gara është ndërprerë dhe në vendngjarje kanë mbërritur disa helikopterë të shpëtimit.

Mediat hungareze raportojnë se një nga pjesëmarrësit humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, duke u përplasur me një grup spektatorësh.

Sipas informacioneve të deritanishme, katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë plagosur, thuhet në faqen e policisë hungareze.

Aksidenti ndodhi gjatë një gare mes qyteteve Labatlan dhe Bajot në veriperëndim të Hungarisë. /Telegrafi/