Laporta: De Jong është i lumtur në klub

Laporta: De Jong është i lumtur në klub

Sport March 24, 2024 - 18:27
Lajmet e Fundit nga Sporti

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për të ardhmen e mesfushorit Frenkie de Jong.

De Jong prej kohësh ka qenë i lidhur me klube të tjera për një transferim të mundshëm, edhe pse lojtari gjithnjë ka refuzuar një largim nga Barcelona.

Për këtë çështje ka folur Laporta ku ka konfirmuar se mesfushori është i lumtur në klub dhe nuk ka plane të largohet.

“Gjëja e fundit që do të dëshironte është largimi”, tha Laporta.

“De Jong ka qenë i lidhur me një lëvizje në Premier League, por nuk ka plane të largohet”, vazhdoi ai.

“Gjëja e fundit që do të dëshironte është të largohej nga Barcelona. Ai më ka thënë më shumë se një herë se është i kënaqur këtu”, tha Laporta për “Mundo Deportivo”. /Zëri