Manchester City bëri historinë me fitoren ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester City bëri historinë me fitoren ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup

Sport April 21, 2024 - 08:23

Manchester City ka bërë historinë pas fitores së tyre me rezultat minimal 1-0 ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup.

Pasditen e së shtunës, të besuarit e Pep Guardiolës u përabllen me Chelsean në ‘Wembley’, pak ditë pasi ëndrra e tyre evropiane kishte marrë fund shkaku i Real Madridit, në një mënyrë të dhimbshme.

Sidoqoftë, Chelsea dështoi që të finalizojë rastet dhe për këtë fajtor u bë Nicolas Jackson i cili shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.

Në fund, Bernardo Silva shënoi golin e fitores që erdhi në minutën e 84-të të takimit, për t’i siguruar ekipit të tij një tjetër finale të FA Cup.

Pas ndeshjes, u zbulua se City kishe bërë historinë me fitoren e tyre ndaj Chelseat.

“29 – Manchester City janë të pamposhtur në 29 ndeshje në të gjitha garat, seria më e gjatë në histori të klubit (23 fitore, 6 barazime)”, ka shkruar platforma e statistikave OptaJoe.

Tifozët mbetën të habitur me këtë rekord pasi City u eliminua nga Liga e Kampionëve në mesjavë ndaj Real Madridit.

Një tifoz tha: Ata humbën në penallti në mesjavë, ndërsa një tjetër shtoi: Ata u mposhtën të mërkurën.

Një tjetër tha: Nëse jeni të pamposhtur, atëherë si nuk u kualifikuat në gjysmëfinale?

‘Qytetarët’ në finale do të presin fituesin e takimit Coventry City – Manchester United, që do të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 16:30. /telegrafi