“El Clasico”, sonte

“El Clasico”, sonte

Sport April 21, 2024 - 13:04

E diela e sontme është e rezervuar për ndeshjen më të madhe të futbollit, atë “El Clasicon” që i sjellë ballë për ballë rivalët e përbetuar.

Real Madridi është nikoqir Barcelonës në “El Clasicon” e fundit për këtë sezon.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe do të fillojë në orën 21:00.

Dueli i takon xhiros së 32-të në kampionatin spanjoll.

Ndeshja e parë e e zhvilluar në stadiumin olimpik “Lluis Companys” kishte përfunduar me rezultat 1-2 në favor të madrilenëve.

Reali Madridi është lider i tabelës me 78 pikë kurse Barcelona e dyta me 70 sosh.

Pritet të zhvillohet ndeshje e zjarrtë si gjithmonë, teksa të dy skuadrat synojnë vetëm fitoren, me Los Blancos për t’u shkëputur në tabelë, kurse me blaugranët për të zvogluar diferencën e pikëve që ka tetë pikë. /Zëri