Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore minimale

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore minimale

Sport April 21, 2024 - 17:05

Kanë përfunduar dy përballjet e Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 30-të.

Prishtina ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Malisheva.

Skuadra e Egbos arriti të triumfoi me rezultat 1-0.

Goli erdhi në pjesën e dytë në minutën e 67-të me golin e Hasan Hysenit, ndërsa asistues ishte Ardian Muja.

Kësisoj, Malsiheva vazhdon të jetë në vendin e katërt me 52 pikë, gjersa Prishtina është në të pestin me 43 sosh. 

Fitore minimale ka shënuar edhe Llapi ndaj Fushë Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitore e shënoi Ilir Krasniqi në minutën e 90+2’.

Llapi pas kësaj fitore ngritet në pozitën e dytë me 58 pikë, aq sa ka edhe Drita në një pozitë më poshtë (3), kurse Fushë Kosova e parafundit me 20 sosh. /Zëri