Dardan Cena eliminohet nga Kampionati Evropian i Xhudos

Dardan Cena eliminohet nga Kampionati Evropian i Xhudos

Sport April 26, 2024 - 12:23
Lajmet e fundit nga sporti

Xhudisti Dardan Cena është eliminuar nga Kampionati Evropian, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Cena mbylli garën në këtë Kampionat qysh në përballjen e parë, pasi u mposht nga xhudisti italian Manuel Parlati.

Xhudistët garuan deri në kategorinë -73 kg.

Xhudisti i ri rundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Në anën tjetër, në garë është Akil Gjakova ku ka arritur të fitojë rundin e parë, teksa në atë të dytin do të përballet me xhudistin bullgar, Mark Hrstov. /Zëri