Granit Xhaka barazoi një rekord të madh në Ligën e Evropës

Granit Xhaka barazoi një rekord të madh në Ligën e Evropës

Sport May 10, 2024 - 09:45
Lajmet e fundit nga sporti

Bayer Leverkuseni arriti të kalojë në finale të Ligës së Evropës të enjten mbrëma, duke e mposhtur Romën.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, teksa me atë të përgjithshëm triumfoi me 4-2 gjithsej.

Në këtë ndeshje mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, ka barazuar një rekord.

Në duelin e mbrëmshëm Xhaka krijoi dhjetë raste nga loja e hapur ndaj Romës, duke barazuar rekordin në Ligës e Evropës.

Kujtojmë se Bayer Leverkuseni dhe Atalanta do të përballen në finalen e madhe, më 22 maj, duke filluar në orën 21:00, në stadiumin “Dublin Arena” në Republikën e Irlandës. /Zëri