Zyrtare: Eric Garcia rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2031
Sport
December 05, 2025 - 14:12
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia, ka rinovuar kontratën e tij me klubin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi katalanas, përmes një komunikate zyrtare në platformën X, transmeton “Zëri”.
Me kontratën e re, Garcia do të jetë pjesë e blaugranëve deri më 30 qershor 2031.
“FC Barcelona dhe lojtari i saj Eric Garcia kanë arritur një marrëveshje që kontrata e tij të zgjatet me pesë sezone, deri më 30 qershor 2031”, thuhet në komunikatën e klubit.
Lojtari do të nënshkruajë kontratën në një aktivitet të enjten e ardhshme, 11 dhjetor, në orën 13:30 në zyrën e presidentit, pas së cilës Eric do të flasë me median. /Zëri
Agreement to extend Eric Garcia's contract until 30 June 2031 ëhttps://t.co/Yfadg94alX
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 5, 2025