Abdixhiku shpreh ngushëllime familjes së Nazif Gashit: Kontributi i tij do të mbetet i paharrueshëm
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, për vdekjen e Nazif Gashit.
Abdixhiku përmes një postimi shprehu ngushëllimet e tij po ashtu edhe në emër të LDK-së, duke thënë se kontributi i tij do të mbetet i paharrueshëm. /Zëri
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
“E nderuara familja Gashi,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-boksierit të njohur, Nazif Gashi, një emër i madh i sportit kosovar dhe ikonë e gjeneratës së artë të boksit të Prishtinës.
Nazif Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë, duke e bërë Kosovën krenare me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe me shpirtin e tij luftarak që frymëzoi gjenerata të tëra sportistësh. Kontributi i tij do të mbetet i paharrueshëm, jo vetëm në ring, por edhe në kujtesën e gjithë atyre që e njohën.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.