Drita pëson humbje nga AZ Alkmaari, Shkëndija fiton ndaj Slovan Bratislava
Sport
December 11, 2025 - 20:49
Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Konferencës, në kuadër të xhiros së pestë.
Drita ka pësuar humbje nga AZ Alkmaari me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golat u shënuan nga Mijnans (17’), Jensen (58’) dhe Sadiq (90’). Kjo është humbja e parë e Dritës në Ligën e Konferencës.
Me këtë humbje, Drita e sheh vetën në vendin e 15-ta me tetë pike, kurse AZ Alkmaari i 11-ti me nëntë sosh.
Fitore ka shënuar Shkëndija ndaj Slovan Bratislava në stadiumin “ Todor Proeski Arena”.
Golat u shënuan nga Bajriq (33’) autogol dhe Spahiu (45+1’).
Me këtë fitore, Shkëndija renditet e 18-ta me shtatë pike, kurse Bratislava e 32-ta me tre sosh. /Zëri