Bayern Munichu ndalet në shtëpi nga Mainzi

Bayern Munichu ndalet në shtëpi nga Mainzi

Sport December 14, 2025 - 19:46

Bayern Munich barazoi 2-2 ndaj Mainz në një ndeshje dramatike të Bundesligës në Allianz Arena, duke marr barazimin e dytë, ku ka edhe 12 fitore në 14 javët e para. 

Ndeshja nisi me një gol të hershëm të Bayernit në minutën e 29-të, kur Serge Gnabry dha një pasim perfekt te Lennart Karl, i cili shënoi nga afërsia duke lënë portierin Daniel Batz të pa përgjigjje. 

Mainz barazoi në minutën e 45+2’, kur Kacper Potulski shfrytëzoi një goditje këndi të William Boving dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, me VAR që konfirmoi golin. 

Në pjesën e dytë, Mainz kaloi në avantazh në minutën e 67’, kur Jae-Sung Lee shënoi me kokë pas një harkimi të Stefan Bell.

Bayern reagoi më vonë, dhe në minutën e 87’, Harry Kane shënoi nga penalltia duke vendosur rezultatin final 2-2. 

Pavarësisht barazimit, Bayern mbetet lider me 38 pikë, duke ruajtur diferencën e lartë në Bundesligë.