Drita dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët e tyre në play-offin e Ligës së Konferencës

Drita dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët e tyre në play-offin e Ligës së Konferencës

Sport January 16, 2026 - 15:03

Sot është hedhur shorti për fazën play-off të Ligës së Konferencës, ku Drita dhe Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët e tyre të radhës.

Drita do të përballet me skuadrën NK Celjen nga Sllovenia.

Një tjetër sfidë e rëndësishme evropiane për klubin gjinalas, ku që synon të vazhdojë rrugëtimin me përkushtim.

Ndërkohë, Shkëndija do të ketë një sfidë edhe më të vështirë, pasi shorti e ka vënë përballë ekipit turk Samsunspor.

Ndeshja e parë në Shkup luhet më 19 shkurt, derisa takimi i kthimit në Turqi më 26 shkurt. /Zëri