Zyrtare: Llapi e shet Gnapin në Rusi

Zyrtare: Llapi e shet Gnapin në Rusi

Sport January 16, 2026 - 15:10

Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin rus FC Fakel Voronezh për transferimin e Axel Gnapit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nga Podujeva, përmes një komunikate zyrtare. /Zëri

Postimi i plotë nga Llapi:

Komunikatë zyrtare: Axel Gnapi

KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se ka arritur marrëveshje me klubin FC Fakel Voronezh për transferimin e sulmuesit, Axel Gnapi.

Pas interesimit të vazhdueshëm të klubit rus, KF Llapi ka rënë dakord për kushtet e ofruara dhe ka vendosur ta lirojë futbollistin.

KF Llapi e vlerëson maksimalisht angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Gnapi gjatë këtyre muajve dhe i uron atij shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.