Florent Muslija fantastik, dhuron asistim në fitoren e Fortunas ndaj Bielefeld

Florent Muslija fantastik, dhuron asistim në fitoren e Fortunas ndaj Bielefeld

Sport January 16, 2026 - 21:17

Fortuna Dusseldorf ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Bielefeld në kuadër të Bundesliga 2, ku protagonist ishte Florent Muslija.

Ylli i Kosovës po vazhdon shkëlqimin në elitën e dytë të futbollit gjerman, ku asistoi te goli i vetëm në sfidë.

Muslija dhuroi një asistim të mrekullueshëm te zvicerani Itten, i cili e finalizoi për mrekulli.

Me këtë asistim, Muslija mori notën 7.5 nga “SofaScore”, për të qenë ndër lojtarët më të vlerësuar në këtë sfidë.

Përpos asistit, Muslija kompletoi edhe dy driblime, dhuroi katër pasime kyçe si dhe fitoi plot tetë duele.

Ky është asistimi i dytë në Bundesliga 2, ndërsa ka të regjistruar edhe tre gola këtë edicion me Fortunan që po garon për mbijetesë./telegrafi

Image