Fatos Tabaku dhe Laura Fazliu zgjidhen më të mirët e vitit nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, në praninë e personaliteteve të rëndësishme të sportit, arsimit të lartë, si dhe partnerëve të saj, ka organizuar ceremoninë solemne “Laureatët 2025”, ku u ndanë çmime për sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që u dalluan për sukseset dhe përkushtimin e tyre gjatë një viti të jashtëzakonshëm për sportin universitar.
Gjatë kësaj mbrëmjeje u ndanë çmimet kryesore të vitit, si sportisti i vitit dhe trajneri i vitit 2025.
Këto dy çmime shkuan për xhudon ku “Sportistja e Vitit 2025” u shpall Laura Fazliu, për suksesin e jashtëzakonshëm në FISU World University Games, Rhine–Ruhr 2025.
Ndërkaq, çmimi “Trajneri i Vitit” iu dha Fatos Tabakut, për kontributin profesional dhe angazhimin e tij në FISU World University Games, Rhine–Ruhr 2025.