Zyrtare: Ballkani përforcohet me mesfushor bullgar

Zyrtare: Ballkani përforcohet me mesfushor bullgar

Sport February 06, 2026 - 10:37

FC Ballkani ka shtuar një tjetër emër në projektin e tij sportiv, duke arritur marrëveshje me mesfushorin bullgar, Stanislav Petkov.

Klubi nga Suhareka vazhdon të ndërtojë skuadrën për objektivat e radhës, duke u fokusuar në afrime të reja dhe lojtarë me perspektivë.

21-vjeçari ka kaluar sezonet e fundit në futbollin e Evropës Lindore dhe Qendrore, ku ka fituar përvojë të vlefshme, ndërsa te therandasit pritet të sjellë ritëm, forcë fizike dhe siguri në organizimin e lojës.