Kosova synon medalje në Grand Slam Paris
Sport
February 06, 2026 - 10:51
Kosova do të garojë në Grand Slam Paris më 7 dhe 8 shkurt.
Paris Grand Slam do të mbledhë 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente.
Kosova do të përfaqësohet nga gjashtë xhudistë, të cilët janë Erza Muminoviq, Distria Krasniqi, Fatjona Kasapi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi. /Zëri
Erza Muminoviq (-48 kg)
Distria Krasniqi (-52 kg)
Fatjona Kasapi (-52 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Laura Fazliu (-63 kg)
Akil Gjakova (-73 kg).