Zyrtare: Fermin Lopez rinovon kontratën me Barcelonën
Sport
February 06, 2026 - 15:20
Barcelona ka njoftuar se Fermin Lopez ka rinovuar kontratën me klubin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton “Zëri”.
Sipas njoftimit, Lopezi do të jetë pjesë e blaugranëve deri në vitin 2031.
“Jam shumë i lumtur që e rinovova. Është një ëndërr”, u tha ai mediave të klubit, duke reflektuar gëzimin e tij për vazhdimin e një faze kyçe të karrierës së tij me ngjyrat e Barçës. /Zëri