Peja prezanton amerikanin Daquan Bracey

Peja prezanton amerikanin Daquan Bracey

Sport March 02, 2026 - 21:17

Klubi i basketbollit Peja ka zyrtarizuar të hënën mbrëma afrimin e një lojtari të huaj për pjesën e mbetur të sezonit.

Bëhet fjalë për amerikanin Daquan Bracey, njëzet e tetë vjeç, i cili i bashkohet skuadrës me përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare.

“Bracey i bashkohet skuadrës tonë për pjesën e mbetur të sezonit. Njëzet e tetë vjeçari, i cili ka ndërtuar karrierë në Turqi, Mal të Zi, Çeki, Bullgari, Meksikë, vjen në Pejë me përvojë shumë të madhe mbi supe”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.