Kloppi kërkon katër lojtarë të rinj te Real Madrid, gjithashtu konfirmon yjet që duhet të largohen

Kloppi kërkon katër lojtarë të rinj te Real Madrid, gjithashtu konfirmon yjet që duhet të largohen

Sport March 03, 2026 - 11:44

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thuhet se ka përpiluar listën e dëshirave nëse do të marrë drejtimin e Real Madridit sezonin e ardhshëm. Gjermani nuk ka qenë në një rol menaxheri që kur u largua nga Liverpooli në verën e vitit 2024.

Los Blancos aktualisht mbikëqyren nga ish-mbrojtësi Alvaro Arbeloa, por rezultatet nën drejtimin e spanjollit kanë qenë të paqëndrueshme pavarësisht se klubi mundi Benficën në fazën eliminatore për të arritur në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Ata vijnë pas një humbjeje zhgënjyese 1-0 në shtëpi ndaj Getafes në La Liga të hënën, duke i mbajtur katër pikë prapa liderëve të tabelës, Barcelonës, me 12 ndeshje të mbetura.

Ndërsa spekulimet rreth të ardhmes afatgjatë të Arbeloas shtohen, sipas Football 365, drejtori i Futbollit i Red Bull, Klopp, është shfaqur si një pretendentë i fortë për të pasuar Arbeloan.

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, gjermani ka kërkuar katër largime dhe po aq nënshkrime të reja, duke përfshirë Rodrin, i cili thuhet se është një transferim "i panegociueshëm".

Image

 

Fran Garcia, Dani Ceballos, Franco Mastantuono dhe David Alaba raportohet të jenë katër lojtarët që do të largohen.

Sa i përket lojtarëve të rinj, përveç Rodrit, Klopp do të donte të kishte në shënjestër edhe qendërmbrojtësin e Dortmundit, Nico Schlotterbeck, mesfushorin e Paris Saint-Germain, Vitinha dhe sulmuesin e Juventusit, Kenan Yildiz, i cili është edhe një objektiv i Liverpoolit.

Image

Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Klopp është "plotësisht i përkushtuar" ndaj rolit të tij aktual te Red Bull dhe se nuk ka pasur "negociata të drejtpërdrejta" nga bordi i Madridit për të sjellë gjermanin në ekip. /telegrafi