Ia theu rekordin e golave, Vedat Muriqi merr mesazh nga Eto’o
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka pranuar një mesazh nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o.
Ylli dardan ia theu rekordin kamerunasit për më së shumti gola të shënuar për Mallorcan.
Për këtë sukses, Eto’o e uroi përmes një videomesazhi, teksa kjo erdhi si e papritur për Muriqin.
Videon e ka postuar klubi spanjoll, Mallorca, në rrjetin social facebook.
“Një surprizë shumë e veçantë për piratin”, ka shkruar klubi, teksa e ka shpërndarë edhe videon.
“Vedat, përshëndetje nga Kameruni. Dua të të përgëzoj. Jam i lumtur për atë që e ke arritur. E di se të është dashur shumë, shumë punë. Por dua që ti të vazhdosh, kënaqu dhe vazhdo ta bësh RCD Mallorcan tonë edhe më të madhe. Urime edhe një herë për ty dhe për të gjithë bashkëlojtarët që të kanë ndihmuar ta arrish këtë sukses. Urime!”, ka deklaruar Samuel Eto’o”, ka thënë Eto’o.