“World Boxing Cup – Brazil 2026”, Donjeta Sadiku sot në ring
Sport
April 22, 2026 - 11:43
Në kuadër të turneut ndërkombëtar World Boxing Cup – Brazil 2026, që po zhvillohet në Foz do Iguaçu, sot (22 prill) në ring pritet të paraqitet boksierja kosovare Donjeta Sadiku.
Ajo garon në kategorinë 60 kilogramë dhe e ka kaluar raundin e parë pa luftë, ndërsa në përballjen e radhës do të ndeshet me boksieren nga Zelanda e Re, Jordan Wilson.
Ky duel konsiderohet i rëndësishëm për ecurinë e Sadikut në turne, duke pasur parasysh konkurrencën e fortë dhe rëndësinë e pikëve që ndahen për renditjen ndërkombëtare.
“World Boxing Cup – Brazil 2026” ka peshë të veçantë edhe për faktin se pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në kualifikimin për lojërat olimpike "Los Angeles 2028".