Real Madridi merr një ofertë tunduese nga klubi anglez për Mastantuonon

Real Madridi merr një ofertë tunduese nga klubi anglez për Mastantuonon

Sport April 25, 2026 - 17:55

Real Madridi është rikthyer në qendër të vëmendjes së afatit kalimtar me një vendim strategjik për një nga talentet e tij të rinj.

Klubi madrilen ka marrë një propozim prej 45 milionë eurosh për Franco Mastantuono, çka ka ndezur debat të fortë të brendshëm në Valdebebas për të ardhmen e afërt të lojtarit argjentinas.

Ideja fillestare e Real Madridit ishte që zhvillimi i futbollistit të vazhdonte përmes një huazimi të kontrolluar, por shfaqja e Tottenhamit me një ofertë të fuqishme e ka ndryshuar skenarin.

Klubi londinez, që ka nevojë për talent të ri, është i gatshëm të bëjë një bast të madh për Mastantuono, megjithëse gjithçka do të varet edhe nga situata e tij sportive në Angli.

Dalja në tavolinë e kësaj oferte prej 45 milionë eurosh e ka detyruar Real Madridin të ndalë për momentin planin fillestar.

Në zyrat e “Santiago Bernabeu” besojnë se Mastantuono është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, por pranojnë se përshtatja e tij nuk ka qenë aq e shpejtë sa pritej. Konkurrenca në pozicionin e tij dhe kërkesat e ekipit të parë i kanë kufizuar mundësitë.

Bordi i klubit kishin menduar ta huazonin argjentinasin për t’i dhënë më shumë minuta në një ambient më pak kërkues, por pesha e ofertës së Tottenhamit hap një rrugë tjetër.

Nuk është e zakonshme që Reali të marrë një ofertë kaq të lartë për një lojtar që ende nuk është konsoliduar plotësisht, duke e kthyer këtë operacion në një mundësi të rëndësishme financiare.

Tottenham e sheh Mastantuonon si një pjesë të së ardhmes së projektit të tij. Klubi anglez është i gatshëm të investojë 45 milionë euro në një profil kreativ me hapësirë të madhe zhvillimi, në linjë me politikat e fundit të rekrutimit. Megjithatë, kjo marrëveshje ende nuk është e garantuar. /telegrafi