Mudryku dënohet me katër vjet pezullim për doping
Sulmuesi i Chelsea, Mykhailo Mudryk, është dënuar me katër vjet pezullim nga Federata Angleze e Futbollit pas një rasti dopingu.
Rasti daton nga 17 dhjetori i vitit 2024, kur futbollisti ishte pezulluar përkohësisht pasi një test antidoping zbuloi praninë e substancës së ndaluar meldonium.
Më 18 qershor 2025, Federata Angleze e kishte ngritur zyrtarisht akuzën ndaj lojtarit, ndërsa tani është bërë publik vendimi final.
Sipas raportimeve, futbollisti ukrainas do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin në Lozanë.
Njëzet e pesë vjeçari nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga 28 nëntori 2024, kur kishte shënuar gol në një takim të Europa Conference League.
Chelsea e kishte transferuar Mudryk nga Shakhtar Donetsk në vitin 2023 për një shumë që mund të arrinte deri në 88 milionë funte. Ai kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2030, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Deri më tani, as klubi londinez dhe as përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë reaguar zyrtarisht pas shpalljes së dënimit.