Barcelona një hap larg titullit, fiton në transfertë ndaj Osasunës

Barcelona një hap larg titullit, fiton në transfertë ndaj Osasunës

Sport May 02, 2026 - 23:08

Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur  Osasunan me rezultat 1-2, dhe tashmë është shumë pranë shpalljes kampione në La Liga.

Skuadra katalanase kryeson me 14 pikë më shumë se Real Madrid, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të sezonit.

Nëse madrilenët nuk arrijnë fitore ndaj Espanyol në ndeshjen e së dielës, Barcelona do ta sigurojë matematikisht titullin.

Pjesa e parë e takimit kaloi pa gola, por e dyta solli spektakël dhe emocione. Robert Lewandowski zhbllokoi rezultatin për mysafirët, ndërsa Ferran Torres dyfishoi epërsinë për 0-2.

Vendasit reaguan në fund me golin e Raul Garcia, por pa arritur të shmangin humbjen.

Barcelona tashmë pret vetëm një hap fals të Real Madridit për të festuar titullin kampion.