Portierit brazilian i ra të fikët nga emocionet kur u zgjodh për Kupën e Botës, anëtarët e familjes e injorojnë atë në skenat e festimeve të çmendura

Portierit brazilian i ra të fikët nga emocionet kur u zgjodh për Kupën e Botës, anëtarët e familjes e injorojnë atë në skenat e festimeve të çmendura

Sport May 22, 2026 - 14:55

Shumë lojtarë të Kombëtares së Brazilit kanë publikuar klipe që tregojnë reagimet e tyre kur u zgjodhën pjesë e skuadrës së Selecaos për Kupën e Botës 2026.

Ancelotti publikoi para disa ditësh listën me 26 lojtarë të ftuar të Brazilit për Kupën e Botës 2026, ku u vrenjt rikthimi i Neymarit dhe mungesa e Joao Pedros.

Reagimi i tifozëve, por edhe i Neymarit dhe familjes së tij ishte shumë emocionues pasi ky lajm i gëzoi jashtë mase.

Përveç tij, pati edhe shumë lojtarë të tjerë që e incizuan kohen kur Ancelotti po i thërriste emrat e lojtarëve të ftuar dhe shumë klipe u bënë virale në rrjetet sociale.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është aq kaotik ose unik sa ai i portierit të Gremios, Weverton, i cili arriti të gjejë një vend në skuadrën e Brazilit.

Pasi e kuptoi se ishte një nga portierët e përzgjedhur në skuadrën e Selecaos, fillimisht u shokua dhe filloi të festonte me tërbim.

Megjithatë, pak sekonda pasi kishte filluar festimi me anëtarët e familjes së tij, portieri brazilian pati disa probleme.

Ai përfundoi duke rënë me kokë në dysheme pasi u rrëzua në një divan, por askush nga ata përreth tij nuk e kuptoi gjendjen e tij.

Ndërsa festonin, Weverton ishte shtrirë në dysheme pasi i kishte rënë të fikët. Vetëm disa sekonda më vonë, gruaja e tij e kuptoi se diçka nuk shkonte para se ai të kërkonte ndihmë.

Wevertoni bëri 30 paraqitje për Gremion në sezonin 2025/26, duke arritur të mos pësojë gol në 14 ndeshje.