Barcelona paraqet ofertën e parë për Julian Alvarez, 70 milionë plus një futbollist

Barcelona paraqet ofertën e parë për Julian Alvarez, 70 milionë plus një futbollist

Sport May 27, 2026 - 10:50

Barcelona ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, i cili konsiderohet si prioriteti kryesor i klubit katalanas për repartin ofensiv.

Sipas gazetarit Ruben Uria, Barcelona i ka propozuar Atletico Madridit një marrëveshje prej 70 milionë eurosh plus kartonin e Ferran Torres.

Megjithatë, drejtuesit madrilenë e kanë refuzuar menjëherë ofertën, duke e konsideruar atë të pamjaftueshme për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas.

Edhe pse Atletico Madrid ka shfaqur prej kohësh interes për Ferran Torresin, vetë lojtari nuk dëshiron të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Sulmuesi spanjoll synon të vazhdojë te gjiganti katalanas, pavarësisht se kontrata e tij hyn në vitin e fundit.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk pritet të heqë dorë nga tentativa për transferimin e Alvarezit.

Raportimet e mediave spanjolle sugjerojnë se edhe vetë sulmuesi argjentinas është i interesuar për një kalim në “Camp Nou” dhe dëshiron të largohet nga Atletico Madrid për t’iu bashkuar skuadrës katalanase. /telegrafi