Kosova pëson humbje te Çekia
Kosova ka pësuar humbje në udhëtim te Republika e Çekisë.
“Dardanët” zhvilluan një paraqitje solide, por që u mposhtën me rezultat 2-1.Kosova e nisi më mirë për të pasur një mundësi të mirë shënimi pas vetëm katër minutave lojë, por që Albion Rrahmani dështoi nga afërsia.
Kur askush s’e priste, Tomas Ladra u gjend i harruar në mbrojtje dhe e kishte të lehtë të shënonte me kokë pas harkimit të David Doudera (12’).
Çekia pastaj e mori edhe kontrollin e lojës, ndërsa me një kundërsulm klasik dyfishoi epërsinë. Mojmir Chytil dhuroi një pasim të gajtë për Adam Hlozek, i cili me një goditje të fortë e mposhti Aro Muric (32’).
Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, me më pak raste shënimi, ku Kosova e mbajti pak më shumë posedimin.
Kosova arriti të realizonte vetëm një gol falë Lindon Emërllahut, që shënoi nga afërsia.
“Dardanët” provuan ta realizojnë edhe golin e barazimit, por që assesi s’e thyen mbrojtjen çeke.Kësisoj, Kosova një javë më vonë përballet me Andorrën në Prishtinë që do të jetë miqësorja e fundit për muajin qershor.