Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva
Sport
June 12, 2026 - 23:53
KF Malisheva ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bylbyl Sokoli, pas një takimi mes palëve ku u analizua ecuria e skuadrës gjatë sezonit të kaluar.
Vendimi është marrë me marrëveshje të përbashkët dhe në frymë mirëkuptimi, duke i dhënë fund bashkëpunimit mes klubit dhe teknikut të njohur.
Klubi falënderoi Sokolin për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë drejtimit të ekipit, ndërsa trajneri shprehu mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen që mori nga drejtuesit e Malishevës.
Të dyja palët u ndanë në mënyrë miqësore, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv.