Luan Krasniqi paralajmëron, nipi i tij bokson pas dy ditësh: Është veç një kampion evropian
Sport
June 25, 2026 - 14:19
Ardian Krasniqi, nipi i Luan Krasniqit, do të ngjitet në ring për të luftuar për titullin e Kampionit të Evropës kundër kroatit, Vinko Zadro.
Legjenda e boksit në rrjetet sociale ka bërë një shkrim për nipin e tij.
“Shpresojmë në një tjetër fitore të madhe dhe në mbështetjen tuaj më shumë se kurrë. Kjo ndeshje pritet të jetë një betejë e vërtetë për kurorën e Evropës. Po atë mbrëmje do të zhvillohen edhe shumë duele të tjera të nivelit të lartë dhe me vlera të mëdha sportive”, shkroi Krasniqi në rrjetin social Facebook.