Kosova mundet nga Shqipëria, shuhen gjasat për kualifikim në EURO 2029
Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje në garën para-kualifikuese për Eurobasket 2029, duke i shuar përfundimisht shpresat për kualifikim në raundin e dytë.
Në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, Kosova u mposht nga Shqipëria me rezultatin 89:82, në një përballje ku nuk arriti të gjejë ritmin e duhur për të përmbysur epërsinë e mysafirëve.
Përveç humbjes, vëmendje tërhoqi edhe numri i vogël i tifozëve në palestër, e cila ishte pothuajse e zbrazët gjatë gjithë takimit.
Me këtë disfatë, Kosova mbetet matematikisht jashtë garës për një vend në fazën e ardhshme të parakualifikimeve për Eurobasket 2029.
Skuadra kosovare do ta mbyllë ciklin kualifikues më 5 korrik, kur do të përballet në udhëtim me Sllovakinë, në ndeshjen e fundit të Grupit C.