Lautaro Martinez rrëfen emocionet pas golit historik: E kam ëndërruar që fëmijë

Lautaro Martinez rrëfen emocionet pas golit historik: E kam ëndërruar që fëmijë

Sport July 17, 2026 - 12:53

Lautaro Martinez është ende duke përjetuar emocionet e golit që i siguroi Argjentinës një vend në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës.

Sulmuesi i Interit shënoi me kokë në minutat shtesë të gjysmëfinales kundër Anglisë në Atlanta, një moment që e preku thellë emocionalisht, duke mos i fshehur dot lotët pas realizimit vendimtar.

Martinezi e përshkroi golin si një ëndërr të realizuar që nga fëmijëria, duke kujtuar fillimet e tij në futboll.

“Është goli që kam ëndërruar që kur babai im më dhuroi këpucët e para të futbollit. Do të përpiqem të mos qaj më, sepse mjaft kam qarë”, ka thënë sulmuesi argjentinas.

Pavarësisht se nuk ka qenë titullar i rregullt në këtë Botëror, Lautaro ka theksuar se e ka pranuar situatën me profesionalizëm dhe gjithmonë ka qenë i gatshëm për ekipin.

“Nuk jam i kënaqur, sepse dua të luaj gjithmonë. Edhe te Interi nervozohem kur jam jashtë, por në fund vetëm 11 lojtarë nisin ndeshjen dhe të tjerët duhet të jenë gati kur të thirren,” është shprehur ai.

Sulmuesi i Interit ka vlerësuar edhe rolin e Lionel Messit si shembull për të gjithë grupin, duke theksuar rëndësinë e sakrificës dhe punës në ekip.

“Kemi shembullin më të mirë në botë. Messi na tregon se duhet të punosh me përulësi, të vraposh dhe të sakrifikosh për skuadrën", ka shtuar Martinezi.

Argjentinasi ka zbuluar gjithashtu se realizimi ndaj Anglisë ishte një moment që e kishte imagjinuar më parë.

“Ju betohem, e kam parë në ëndërr. Çdo lojtar do të dëshironte të shënonte një gol të tillë në një moment kaq të rëndësishëm”, përfundoi Lautaro për “La Repubblica”.