Shkëndija pëson në udhëtim nga Bravo e Sllovenisë
Sport
July 24, 2026 - 10:23
Shkëndija ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ekipi nga Tetova u mposht 2:1 në Slloveni nga skuadra Bravo.
Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Endrit Krasniqit që shënoi nga penalltia në minutën e 11-të.
Vetëm tetë minuta më vonë, Bravo barazoi nëpërmjet Kopatin, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 56-të, Stankovic realizoi për 2:1 që në fund ishte edhe epilogu i takimit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Shkup dhe Shkëndija ka gjasa të mëdha për ta përmbysur rezultatin dhe për të avancuar tutje.
Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar